Nëse jemi një, të veprojmë si një
Para se të lexoni këtë thirje për protestë, kthejeni filmim pak mbrapa e
kujtoni kohën kur shtëpitë tuaja ishin të rrethuara nga pizgauerë e
paramilitarë të njejtë si ata që sot në Preshevë e hoqën pllakën
përkujtimore. Kujtoni netët kur në secilën lëvizje apo ushtimë jashtë u
fikshin edhe qirinjtë nga frika mos paramilitarët serb cokasin në derë
dhe ndajnë meshkujt e pambrojtur nga
femrat. Shumë grupe njerëzish pasi u ndanë, u zhdukën për të mos u
gjetur kurrë. Kujtoni masakrat që ata xhandar kanë bërë, dhe dijeni se
ata nuk kanë ndryshuar aspak. Edhe sot janë të gatshëm të përsërisin
gjithçka, ashtu si e kanë edhe zakon, kur gjejnë një komunitet të
pambrojtur e pa përkrahje.
Pastaj kujtoni çfarë domethënje ka pas për neve cilado përkrahje që vinte nga jashtë, sado simbolike te ketë qenë ajo.
E sigurtë është se edhe vëllezërit tanë në Preshevë do të dëshironin
një përkrahjeje më të madhe nga SHBA-ja, nga BE-ja, nga NATO-ja. Por kjo
përkrahje nuk ka për të ardhur nëse fillimisht vëllezërit tanë në
Preshevë nuk e kanë përkrahjen tonë, e cila duhet të jetë masive,
serioze, e zëshme.
T’ua bëjmë me dije miqve dhe armiqve se ne JEMI NJË dhe do të veprojmë si një.
Prandaj, u ftojmë që nesër në orën 17:00 të gjithë së bashku të dalim në pëkrahje të vëllezërve tanë nga Lugina.
Plisat Prishtinë
No comments:
Post a Comment