Prishtina Plisat
|
| Prishtinaa
Prishtina Plisat
Tuesday, January 22, 2013
Plisat Prishtina
Nëse jemi një, të veprojmë si një
Para se të lexoni këtë thirje për protestë, kthejeni filmim pak mbrapa e kujtoni kohën kur shtëpitë tuaja ishin të rrethuara nga pizgauerë e paramilitarë të njejtë si ata që sot në Preshevë e hoqën pllakën përkujtimore. Kujtoni netët kur në secilën lëvizje apo ushtimë jashtë u fikshin edhe qirinjtë nga frika mos paramilitarët serb cokasin në derë dhe ndajnë meshkujt e pambrojtur nga femrat. Shumë grupe njerëzish pasi u ndanë, u zhdukën për të mos u gjetur kurrë. Kujtoni masakrat që ata xhandar kanë bërë, dhe dijeni se ata nuk kanë ndryshuar aspak. Edhe sot janë të gatshëm të përsërisin gjithçka, ashtu si e kanë edhe zakon, kur gjejnë një komunitet të pambrojtur e pa përkrahje.
Pastaj kujtoni çfarë domethënje ka pas për neve cilado përkrahje që vinte nga jashtë, sado simbolike te ketë qenë ajo.
E sigurtë është se edhe vëllezërit tanë në Preshevë do të dëshironin një përkrahjeje më të madhe nga SHBA-ja, nga BE-ja, nga NATO-ja. Por kjo përkrahje nuk ka për të ardhur nëse fillimisht vëllezërit tanë në Preshevë nuk e kanë përkrahjen tonë, e cila duhet të jetë masive, serioze, e zëshme.
T’ua bëjmë me dije miqve dhe armiqve se ne JEMI NJË dhe do të veprojmë si një.
Prandaj, u ftojmë që nesër në orën 17:00 të gjithë së bashku të dalim në pëkrahje të vëllezërve tanë nga Lugina.
Plisat Prishtinë

Subscribe to:
Comments (Atom)